TIRANE- Në një dalje publike para mediave, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzoi sot kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës, Erion Veliajn se ka mbështetur me tendera vëllain e tij gjatë kohës që ishte ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Vokshi deklaroi se Veliaj është gati të gënjejë në mënyrë monstruoze. “Për të mbuluar abuzimet e tij, korrupsionin me tenderat që ka përfituar vëllai, Erion Veliaj është gati të gënjejë në mënyrë monstruoze. Ai deklaroi se e ka pushuar Luiza Gjonajn, nëpunësja që nuk pranoi të firmoste tenderin për vëllain e tij, madje që e denoncoi me shkresë zyrtare shkeljen e ligjit, sepse ajo paska munguar 74 ditë në punë. Ja ku është akti i kontrollit, i bërë nga vartësit e tij. Pra procedimi disiplinor që ka urdhëruar Veliaj, pas denoncimit që Gjonaj i bëri korrupsionit. Kontrolluesit kanë shkruar në raport, e zeza mbi të bardhë, që zonja Gjonaj, ka munguar një ditë në punë, me 8 gusht të vitit 2014. Ja ku është raporti. Një ditë të vetme.”, pohoi deputetja Vokshi.

Sipas PD-së, Veliaj gënjehu kur tha se Gjonaj kishte munguar 74 ditë. “74 ditë tha Veliaj dhe e përsëriti këtë refren 10 minuta në emisionin Opinion, kushdo që e ka parë e mban mend. Në të njëjtën mënyrë, Erion Veliaj gënjen, duke u përpjekur të mbulojë aferat e tij, si me vilën luksoze, dasmën luksoze të bërë me fondet publike të traku-fest, 540 milionë lekët që ka marrë kompania e vëllait të tij, e deri tek skandali më i rëndë, përfshirja në paratë e pista të Dzanashvillit, përmes bashkëshortes së tij. Qytetarët e Tiranës janë ngopur me mashtrimet e tij për të mbuluar korrupsionin.”, tha Vokshi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: