Real Madrid fiton Champions Legue për të 11-n herë në historinë e saj. Madrilenët kanë mundur me penallti Atletiko Madrid pas 120 minutash dhe pas penalltive në ‘San Siro’.

Real Madrid ka kaluar i pari në avantazh që në minutën e 15 me Sergio Ramos. Madrilenët kanë pasur dhe disa raste të tjera por pa i finalizuar. Me fillimin e pjesës së dytë Atletiko ka kërkuar me vendosmëri golin e barazimit. Në minutën e 47 Griezman ka humbur një 11-metërsh pasi ka goditur traversën.

Po megjithëse kanë humbur penalltinë, djemtë e Simeones nuk janë dorëzuar. Ata kanë ushtruar presion të vazhdueshëm duke e mbyllur Realin në gjysmëfushën e tyre.

Përpjekjet e ‘Coloneros’ janë shpërblyer në minutën e 79’ ku Carrasco ka shënuar pas një super aksioni. Megjithë përpjekjet e Atletikos, 90 minutat kanë përfunduar me rezultatin 1-1.

Pas 30 minutash shtesë asnjë nga skuadrat nuk ka mundur të shënojë duke kaluar nëpërmjet penalltive. Por nga pika e bardhë mesa duket eksperienca e ‘Los Blancos’ dhe pesha e fanellës ka bërë që Real Madrid të triumfojë për të 11-n herë Champions League.

Juan Fran ka humbur penalltinë e fundit për Atletikon duke shuar dhe shpresat për të triumfuar përballë Real Madrid.

Penalltia deçizive për Real Madrid, ajo e 5 është shënuar nga ylli portugez Ronaldo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb