Më 3 prill në “Allianz Stadium” Juventus do të presë Real Madrid për të diskutuar ndeshjen e parë çerekfinale të “Champions League”. Ndërkohë që duhen afërsisht edhe 10 ditë nga kjo sfidë, trajneri i ‘galaktikëve’, Zinedin Zidan, po fërkon duart pasi italianët rrezikojnë që t’i mungojë pothuajse gjysma e formacionit.

Dihet që dy lojtarë, Miralem Pjanic dhe Benatia nuk do të jetë të disponueshëm pasi kanë plotësuar numrin e kartonave kundër Tottenham, por këto nuk do të jenë mungesat e vetme.

Mbrojtësin brazilian Alex Sandro pak ditë më parë u largua nga grumbullimi me ‘seleçaon’ për shkak të një dëmtimi që do t’i pamundësojë ndeshjen e parë me Real Madrid.

Të njëjtin fat pësoi edhe Giorgio Chiellini i cili la kombëtaren për t’u kthyer në ekip. Por për italianin bardhezinjtë kanë raportuar se kanë shpresa që të jetë i gatshëm. Klubi torinez madje ka theksuar se dëmtimi nuk është serioz, por Allegri nuk e ka të sigurt aktivizimin e tij.

Si të mos mjaftonin këto, në sfidën miqësore mes Gjermanisë dhe Spanjës, Sami Khedira doli i dëmtuar nga fusha. Si Chiellini, gjermani u shpreh i qetë se dëmtimi nuk ishte serioz.

Pavarësisht se për mesfushorin gjerman dhe Chiellini-n nuk dihet ende nëse do të jenë të gatshëm përgatitjet për këtë sfidë për Allegri-n do të jenë të komplikuara.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb