Paralajmërimi erdhi në takimin miqësorë kundra Milan-it (4-2), por goditja e vërtetë ishte ajo në Mestalla: Valencia-Real Madrid 2-1. Reali i jep fund në këtë mënyrë ecurisë fantastike, prej 22 fitoresh radhazi: 16 shtator Real-Bazel 5-1 deri më 20 dhjetorë Real-San Lorenzo 2-0. 2014 e Realit në drejtimin e Carlo Ancelotti-t është pjesë e një legjende tashmë, një ecuri që Madrilenet kurë më parë nuk e kishin përjetuar. Tashmë fillon një vit i ri, një aventure e re, pa stresin se duhet të fitojnë gjithmonë, duhet të fitojnë gjithçka. Valencia i dha fund një ecurie prej 109 ditësh vetëm me fitore. Reali tashmë ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollist evropian, skuadra me më shumë fitore radhazi. Përveç tifozëve të Valencia-s mbrëmë kanë festuar edhe ato të Curitiba në Brazil, skuadra e tyre vazhdon të jetë rekordmene me 24 fitore.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb