Reali i Madridit nuk ka arritur të përfitojë nga ndeshjet e prapambetura për t’u shkëputur në renditje nga ndjekësit e saj më të afërt në kampionat. Madrilenët vetëm para pak minutash janë mundur në transfertën e Valencias me rezultatin 2-1 duke mos arritur të marrin asnjë pikë.

Valencia e filloi shpejt takimin ku vetëm pas 9-të minutash lojë e pa veten në avantazh të dyfishtë. Reali arriti t’a ngushtonte diferencën në fundin e pjeës së parë me anë të Ronaldos, por 45-së minutëshi i dytë nuk solli asnjë ndryshim rezultati.

Simone Zaza Amazing Goal – Valencia vs Real… by AnimalFallaciousShows
Për t’u veçuar në këtë takim ishte edhe ndërhyrja brutale e mbrojtësit francez të Realit në minutën e 59-të. Varane në përpjekje për të larguar topin, vetëm këtë të fundit që nuk gjeti, por në vend të saj goditi kokën e kundërshtarit.

60' Yellow card Raphael Varane – Valencia 2-1… by kivancyildirim791
Me një ndeshje më pak, Real Madrid ndodhet në vendin e parë në “La Liga” në kuotën e 52 pikëve, e ndjekur nga Barcelona e vendit të dytë vetëm me një pikë më pak.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb