Reali i Madridit ka fituar 1-2 “El Clasico”-n me Barcelonën. Ndeshja dhuroi spektakël me gola në fushë dhe rivalitet të fortë mes dy skuadrave. Pjesa e parë tregoi një lojë të kujdesshme ku të dy skuadrat studiuan njëra-tjetrën. Edhe pse Barcelona dominoi në mbajtjen e topit, ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.

Pike kaloi katalanasit në avantazh në minutën e 56′, ndërsa Benzema barazoi shifrat në minutën e 63′. Ai që përcaktoi fatin e kësaj ndeshjeje ishte Kristiano Ronaldo. Portugezi stopoi një top të dhënë nga krahu i djathtë në zonën e rreptësisë dhe e pati shumë të lehtë realizimin e golit. Me këtë rezultat Reali ngushton diferencë me 6 pikë larg ndaj Barcelonës, e cila kryeson La Ligën me 76 pikë.

Barcelona – Real Madrid 1 – 2

Gol: Pike 56’/ Benzema 63′, Ronaldo 85′

Barcelona: Bravo, Alves, Pique, Mascherano, Alba, Busquets, Rakitic, Iniesta, Messi, Neymar, Suarez
Real Madrid: Navas, Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo, Casemiro, Modric, Kroos, Bale, Ronaldo, Benzema./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: