ATHINE – Grekët kanë mbyllur referendumin duke u thënë JO masave shtrënguese të ndërkombëtarëve. Të paktën nga 38% e votave të numëruara më shumë se 61% e votuesve i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit Tsipras për të mos pranuar marrëveshjen e ofruar nga Trojka në këmbim të ndihmës financiare. Tsipras u shpreh se demokracia nuk mund të kërcënohet. Ai theksoi se qeveria greke është gati të votojë një plan të ri reformash. Menjëherë pas publikimit të rezultateve të referendumit rrugët e kryeqytetit grek dhe mbarë vendit u mbushën nga turma njerëzish që festonin.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb