Serbia ka hequr dorë nga letra që e kishte ndërmend t’ia dërgonte Bashkimit Europian ku do kërkoheshin sqarime për qëndrimet që mban BE në raport me Kosovën dhe Katalonjën.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, deklaroi se arsyeja se përse nuk po e dërgon letrën në Bruksel është një kërkesë e vetë Spanjës, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, Vuçiç tha se nuk do të lejojë që bashkësia ndërkombëtare të veprojë me standarde të dyfishta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: