LEZHE- Një ditë para mbajtjes së referendumit të PS, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është takuar me strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë, ndërsa zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka udhëtuar drejt Korçës.

“Mirënjohje që keni qenë avangardë në këtë proces. Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm. Referendumi është një ushtrim demokracie. Ky proces nuk ka ndodhur në asnjë parti në Shqipëri. Jepini rëndësinë e duhur referendumit të 9 prillit, shprehni me votë mendimin tuaj.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Peleshi gjatë takimit me strukturat e PS tha se referendumi është në interes të gjithkujt.

“Ka interes për publikun dhe partinë tonë. Kur një parti është e hapur, është një parti e shëndetshme. Kjo është demokracia, me të mirat dhe dhimbjet”, tha Peleshi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: