Pas mbylljes së votimeve në referendumin në Itali ku dolën edhe exit-poll e para për rezultatet, ku parashikuan humbjen e Matteo Renzit,  ky i fundit ka dhënë dorëheqjen. Kryeministri italian është shprehur se do të marrë përgjegjësinë e rezultateve që do dalin nga referendumi. Renzi është shprehur se ishte ai që humbi dhe e mbylli fjalimin e dorëheqjes së tij me fjalinë: Rroftë Italia!

“Mbaj gjithë përgjegjësinë për humbjen. Unë besoj në demokraci.Qeveria ime merr fund sot. Do të jap dorëheqjen” , tha Renzi.

Ndër të tjerash, Referendumi parashikonte të bënte ndryshime në sistemin e ligjvënies në Itali ku përbëhet nga dy dhoma parlamentare dhe ishte një provë edhe për qeverinë aktuale të Matteo Renzit, i cili kërkonte të ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme Kushtetutën 68-vjeçare dhe formën e qeverisë kombëtare.

 

“JO” për të rithemeluar një republikë të re italiane, e cila i jepte shumë më tepër pushtet kreut të qeverisë, ndërsa dobësonte Dhomën e Lartë, Senatin.

Pritet të shihet se cila do të jetë qeveria e re italiane, ndërsa Matteo Renzi kërkoi nga fitimtarët të bëjnë propozime konkrete për ligjin e ri elektoral.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb