TIRANE- Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjinkuri në një takim me donatorët foli për reformën e ujit të pijshëm, aksion që do të ndërmerret shumë shpejt nga qeveria.

Gjiknuri paralajmëroi reformim rrënjësor në sektorin e ujit, pasi ngelet shqetësim niveli i lartë i humbjeve. Mes të tjerash ministri tha se gjysma e humbjeve është për shkaqe menaxheriale, ndërsa shtoi se brenda 2018-ës çdo konsumator dot të jetë me kontratë dhe matës.

“Reformim rrenjesor ne sektorin e ujit. Uji duhet të behet formalizim dhe menaxhim optimal. Reforma e ujit caktohet se faza e parë është 90-ditore. Shqetësimi i madh niveli i humbjeve në rrjetin e ujit. Një menaxhim i mirë, do të sillte reduktimin e humbjeve për të rritur investimet. Paralelisht me reformën duhet një reformë për ta formalizuar sa më parë. Kemi ndërmarrë edhe aksionin për formalizimin; faza e parë 90 ditore që përfundon në 1 shkurt, ku janë ftuar qytetarët që të bëjnë formalizimin duke mos pasur penalitete. Faza e dytë do të synohet formalizimi i të gjithë sektorit. Reforma synon: Orientim, ndarjen e përgjegjësive, krijimi i shoqërive të qëndrueshme dhe forcim i kapaciteteve njerëzore” deklaroi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: