TIRANË- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka pritur në një takim Ernst Reitchel, i Ngarkuari për Europën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s. Gjatë takimit të pranishëm ishin edhe Zv.Drejtorja për Ballkanin Perëndimor Katharina Ahrendts si dhe Ambasadori Gjerman në Shqipëri Hellmut Hoffman.
Tema kryesore e diskutimit ishte ecuria e reformës në drejtësi, roli që po luan komisioni i posaçëm parlamentar, si dhe masat e ndërmarra në drejtim të rritjes së transparencës dhe efektivitetit në sistemin gjyqësor.
Reitchel u shpreh në mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë Shqiptare në realizimin e një reforme të thellë në sistemin e drejtësisë. “Jemi të bindur se suksesi i kësaj reforme do të jetë nëse ajo realizohet nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës të palëve të interesuara”, u shpreh Reitchel
Ndërsa ministri Naço e njohu z me nismat ligjore të Ministrisë së Drejtësisë dhe impaktin e tyre në konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb