TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë votimit të reformës në drejtësi. I ftuar në emision “Studio e hapur” të gazetares, Eni Vasili në “News 24”, ai komentoi qëndrimin e demokratëve kur tha se: “vetëm në atë rast kam parë kartonët jeshilë sipër, koka poshtë”, tha Rama.

Më tej, ai ka shtuar se ashtu siç u votua reforma në drejtësi do të votohet edhe vettingu.

“Kur flitej 3 ligjet, një prej tyre ishte rregullorja e Parlamentit, ne kërkonim që pas kryeministrit, kryetari i opozitës të kishte të drejtën e replikës me një minutazh të caktuar. Ne erdhëm në shumicë dhe gjëja e parë që bëmë ia dhamë këtë të drejtë”.

I morët votën për reformën në drejtësi…

“Nuk ia morëm ne, erdhën e dhanë të gjithë ujqit e bërë qengja. Vetëm në atë rast kam parë kartonët jeshilë sipër, koka poshtë. Erdhën si Çeço, madje Çeço ishte me mustaqe, këta erdhën pa mustaqe”.

A do bëhet vettingu?
“Padyshim që po”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb