TIRANË- Avokatët penalistë pranojnë që në radhët e tyre ka të inkriminuar ndaj apelojnë që në kuadër të procesit të nisur nga politika, dekriminalizmi të shtrihet edhe mes tyre. I pranishëm në konferencën “Roli i avokatit penalist në sistemin e drejtësisë”. Visha theksoi se avokatët e dënuar duhet të largohen.

Procesi i dekriminalizmit ka nisur tek politikanët, por pa rezultat, edhe pse vullneti për të larguar të inkriminuarit, nuk mungon. Këtë e ka shprehur deputetja Vasilika Hysi, e cila theksoi se për reformën në drejtësi janë ftuar të gjithë profesionistët.

Në konferencën e organizuar në kuadër të ditës së Drejtësisë, kreu i shoqatës së Prokurorëve Shkëlqim Hajdari, i cili u ndal në fenomenin e korrupsionit në Shqipëri, tha se ka vetëm dy rrugë, ose që gjyqtarët dhe prokurorët të bëhen të pasur përmes rritjes së pagave të cilat janë më të ultat në rajon, ose të vijohet pasurimi i njerëzve të gjyqësorit përmes korrupsionit.

Teksa në Parlament reforma e sistemit të drejtësisë vijon të diskutohet në nivel ekpertesh, zv.ministri i Drejtësisë, Idlir Peçi, kërkoi përfshirjen e avokatëve penalistë në këtë proces, që të japin kontributin për dy projekte themeltare në punën e tyre të përditshme, Kodin e Procedurës Civile dhe atë Penale, në mënyrë që ato të mbeshteten në traditë tërësisht shqiptare dhe jo të huaj.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: