TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas depozitimit në Kuvend të kërkesës nga PD, ku kërkohet ngritja e një komisioni të veçantë parlamentar për reformën zgjedhore si dhe vendosja e 3 kushteve nga ana e PD. Taulant Balla fton opozitën në tryezë, ndërsa thotë se për një reformë të rëndësishme nuk mund të ketë kushte.

“Oferta e Ramës për tryezën me opozitën është ende e vlefshme. Për një reformë të rëndësishme nuk mund të ketë kushte dhe për t’u ulur në një tryezë kusht i vetëm është vota e shqiptarëve. Dua ta them shumë qartë që ne jemi të gatshëm për të ngritur komision për reformën zgjedhore për çështjet e lëna pezull. Menjëherë sapo të nisë puna të gjitha çështjet e adresuara nga Basha të jenë pjesë e diskutimit.

Reforma zgjedhore do nisë prej javës tjetër. Dua tja them çdo shqiptari që është synimi ynë madhor për t’u mundësuar çdo shqiptari që në vitin 2021 të jenë dhe ata pjesëmarrës. Ne duhet të garantojmë një proces me integritet të plotë dhe ne jemi të angazhuar. Brenda grupit tonë ka shumë anëtarë që mund të drejtojnë komisionin. Ftesa jonë për një tryezë politikë për të bashkëdiakutuar është edhe për PD edhe për opozitën sezonale të LSI”- tha Balla.

Kujtojmë se më herët Basha ka bërë me dije edhe 3 kushtet e PD për reformën zgjedhore të cilat janë:
1-Votimi dhe numërimi elektronik
2-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike në proces.
3-T’i japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën përfaqësimit të tyre në parlament dhe në organet e tjera.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb