TIRANE- Partia Demokratike po bëhet gati të ruajë zgjedhjet. Demokrati Oerd Bylykbashi i ftuar sot në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 tha se është jetike një reformë zgjedhore sipas standardeve të OSBE-ODIHR dhe shtoi se ka ardhur koha që edhe Shqipëria të përqafojë votimin elektronik, si e vetmja mundësi për të shmangur shit-blerjen e votës.

“Pa ndrequr standardet Edi Rama do vazhdojë të blejë vota, por do t’ja vëmë gardhin tek thana. Me reformën e re zgjedhore Edi Rama nuk do ketë hapësirë për të vjedhur më”,- tha ai.

Deputeti i PD-së tha se situata e deritanishme me zgjedhjet në Shqipëri mund të konsiderohet e frikshme.

“Procesin zgjedhor e kriminalizoi Rama, jemi përballë diçkaje të frikshme. Rama organizon bandat kriminale për të mbledhur vota. Është thelbësisht e rëndë të themi të drejtën. Me këtë lloj indeksi që kemi në për zgjedhjet s’ka BE që të hapë negociatat”, vijoi ai.

Sa për votimin e emigrantëve, Bylykabshi tha se është më e vështirë të implementohet se sa votimi elektronik.

“Besoj që 1 milion shqiptarë janë jashtë dhe kanë të drejtën e votës. Na duhet të gjejmë zgjidhje, si do t’i identifikojmë? Kush është mënyra e sigurt? Ke në Itali 500 mijë emigrantë që do votonin në konsullata p.sh, si do mundnin të votonin të gjithë këta brenda 1 dite? Ky mund të kthehet në një instrument për të vjedhur votën. Është një çështje që do kemi diskutim më të thelluar”,- shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: