Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Reforma Zgjedhore/ Opozita: Të mos i ngjajë reformës në Drejtësi, OSBE-ODIHR: Të bëhen korrigjime

Komiteti i SA (4)

TIRANE – Ditën e sotme u zhvillua takimi i 12 i Këshillit të Stabilizim Asociimit ku u diskutuan rekomandimet e OSBE-ODIHR për çështje të ndryshme që prekin vendin.

Monica Macovei, përfaqësuese e Parlamentit Europian foli për procesin e fundit zgjedhor dhe ato që do të vijnë, pasi kjo temë u prek nga anëtarët e mazhorancës dhe opozitës.

Macovei tha se zgjedhjet e kaluara nuk ishin më të këqija por se është e rëndësishme të bëhen korrigjime në Kodin Zgjedhor, ndryshime të cilat duhen bërë para zgjedhjeve dhe jo pas tyre.

“Duhet të ketë bashkëpunim nga të gjithë . E rëndësishme që Kodi Zgjedhor  të korrigjohet. Korrigjimet të bëhen para zgjedhjeve jo pas tyre. Në raport nuk u tha që këto zgjedhje ishin më të këqijat. Ju kemi dhënë disa rekomandime të cilat duhet t’i zbatoni. Pavarësisht se kush është në mazhorancë apo opozitë, që t’i shëbeni vendit duhet të kuptoni që korrupsioni çon në varfëri,” u shpreh Macovei.

Konsensus për Reformën Zgjedhore kërkoi edhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha.

Bashkekryetari i komisionit te reformes zgjedhore Oerd Bylykbashi tha se konsensusi per reformen zgjedhore eshte jetik per suksesin e saj. Ne takimin e perbashket me eurodeputetet, Bylykbashi vuri ne dukje se shitblerja e votes eshte problemi kryesor per Shqiperine Raporti i OSBE / ODIHR e përmend 13 herë fenomenin e blerjes së votave ne 2017-en. Gjithashtu, një studim i financuar nga BE zbuloi se 20% e të anketuarve shqiptarë iu ofruan para dhe mallra në këmbim të votes.

Zoti Bylykbashi tha se burimi kryesor per blerjen e votave jane parate qe vijne nga droga dhe korrupsioni qeveritar.

Mendimit të tij iu bashkua edhe deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila shtoi se ndryshe nga opozita e mëparshme që sot është në qeveri, ajo aktuale gjithnjë ka mbajtur qëndrim të qartë për hapjen e negociatave, duke i mbështetur ato.

“Kemi mbajtur qëndrim të qartë për hapjen e negociatave, pavarësisht qëndrimeve abuzuese të kryesuesve të këtij takimi. Ne do vazhdojmë të mundohemi të shtyjmë përpara procesin, ndryshe nga opozita e mëparshme. Ashtu sic vepruam për vite të tëra për një prej problemeve më të mëdha që ka sot vendi, kanabizimi. Qeveria deri para disa muajsh nuk e shihte as si problem drogën. Vetëm aksioneve opozitare janë paë pasojat e rënda të kanabizimit të vendit. Shqipëria është bërë dhe vend kalimi për drogat e forta.  Edhe dekriminalizimi ka ndodhur falë nismës së opozitës. Shqipëria nuk ka bërë përparim në uljen e nivelit të korrupsionit. Frika jonë është se të gjithë veprimet që po bën sot qeveria, po shkel të drejtat kushtetuese. Shumë familjeve në varfëri ekstreme po u hiqet ndihma ekonomike,” tha Vokshi.

“Fakti që Shqipëria është duke u përfshirë në pastrimin e parave, që shihet dhe në raportin e Bazelit që Shqipëria është në 10 vendet me rrezikshmëri më të lartë. Këto e bëjnë opozitën të thotë që hapja e negociatave mund ta bëjë monitorimin e BE-së më të frytshëm për situatën në vend,” u shpreh Jorida Tabaku.

Ndërsa deputeti socialist Eduart Shalsi i kundërshton duke thënë se zgjdhjet nuk ishin perfekte por ishin më të mirat të bëra ndonjëherë në 27 vite demokraci.

Opozita e lexon raportin e ndërkombëtarëve sic lexon rezultatin më të dobët historik të saj në 27 vitet e fundit, pa reflektuar. Zgjedhjet ishin më të çliruara nga pesha e traditës sonë jo aq të lumtur zgjedhore. SHBA  dhe BE meritojnë mirënjohje për arritjen e marrëveshjes së 18 majit për qeverinë teknike. Falë kësaj marrëveshje patëm zgjedhjet më të qeta dhe më të patrazuara se kurrë më parë, qoftë nga retorika qoftë nga influenca e partive. Zgjedhjet nuk ishin perfekte, por padyshim më të mirat. Kemi mundësi për t’i përmisuar, dhe OSBE-ODIHR na ka vënë disa detyra për të përmirësuar procesin,” tha Shalsi

(e.f/BalkanWeb)