TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve tha se PS i qëndron paktit të 18 majit mes Ramës dhe Bashës për reformën zgjedhore. Taulant Balla u shpreh se opozita akoma nuk ka gati anëtarët e komisionit të cilët do jenë me numra të barabartë si nga mazhoranca ashtu edhe opozita.

“Ne i qëndrojmë paktit të 18 majit për reformën zgjedhore, por opozita nuk ka gati anëtarët. Nuk do të isha në favor të një komisioni me përbërje shumë të madhe dhe do doja që të ishin ekspertët ata që duhet të flasin me shumë se politikanët. Komisioni do ketë numër të barabartë anëtaresh nga mazhoranca dhe opozita”- tha Balla.

Ndërkohë Taulant Balla tha se PS do ndërmarrë një nismë për hartimin e një kodi sjelljeje në Kuvend për deputetët, i cili do promovojë integritetin e tyre si dhe do i shërbejë luftës ndaj korrupsionit.

“Kodi i sjelljes së deputetit promovon integritetin dhe deputeti nuk mund të ushtrojë aktivitete tregtare. Hartimi i një kodi sjelljeje do i shërbejë luftës ndaj korrupsionit. Akti do shërbejë për forcimin e besimit te parlamentit”- tha Balla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: