TIRANE-Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka prezantuar në Komisionin parlamentar të Ingrimit, projektligjin e ri për transportin ndërqytetas. Ministri tha se reforma në këtë sistem do të jetë më e thella e bërë ndonjëherë si dhe do të përcaktojë qarta mënyrën e liçensimit të, periudhën për rinovimin e flotës së autobusëve që do jetë brenda 5 viteve.

Haxhinasto theksoi se kjo reformë e thellë do te përgjysmojë numrin e linjave, që aktualisht është 588, dyfish më i lartë se nevojat e vendit. Ndërkohë parashikohet ndërtimi i 7 terminaleve të tjera dhe aplikimi i biletimit elektronik.

“Kjo është një reformë e thellë e transportit publik, më e thella e bërë ndonjëherë, me qëllimin e vetëm përmirësimin cilësor të këtij shërbimi për qytetarët. Reforma është iniciuar nga një situatë shumë e rëndë, në organizimin dhe operimin në transportin ndërqytetas. Mjaftojmë të japim disa shifra për të kuptuar domosdoshmërinë e tij. Kapaciteti i autobuzëve sot është 62%, janë 1058 autobuzë në sistem të regjistruar dhe prej tyre punojnë 810. 40 % e tyre janë të një prodhimi mbi 22 vite, vetëm 12 % janë e moshës 15 vjet. Nga analiza jonë që është bërë bazuar në metodën e “Garipetit”, një metodë moderne europiane, për përcaktimin e sistemeve të transportit publik, ku rezulton se aktualisht kemi dyfishin e linjave që i duhet vendit. Sot janë 588 linja, itinerare dhe në vlerësimin tonë nevojitet vetëm gjysma e tyre. Për të vazhduar më tej, kemi një mungesë terminalesh, ka mungesë informacioni për qytetarët që përdorin këtë shërbim, kemi mungesë kontrolli të operimit të këtij sistemi, kemi evazion shumë të lartë fiskal dhe subjektivizëm. Pra një sistem që është shumë larg të ofruarit të cilësisë që meritojnë qytetarët shqiptar, shumë larg të qënurit një sektor i qëndrueshëm dhe me kapacitet për rinovim të vazhdueshëm. Prandaj kemi konceptuar këtë reformë, që e trajton problematikën në tërësinë e saj dhe rivendos numrin e duhur optimal të linjave ndërqytetase, bën riorganizimin e operatorëve mbi bazën e bashkisë, duke i krijuar atyre mundësinë dhe kapacitetet për rinovimin e flotave, mundësinë të operojnë në mënyrë të civilizuar me njëri tjetrin dhe më linjat e tjera. Duke hequr elementët e “Far Ëestit”, që vihen re në transportin ndërqytetas. Kemi bërë një rioganizim të linjave sipas kategorive, në kategori linja kyesore dhe kategori ushqyese. Që operojnë në juridiksion dhe me kritere të ndryshme. Po kështu kemi pregatitur si kërkesë përcaktimin e standarteve të terminaleve të autobuzëve, kemi përcaktuar kriteret që do të detajohen më tej përsa i përket biletimit. Kemi vendosur standartet për autobuzët, kategoritë e tyre që do të jenë të pranueshëm dhe planin e tyre”.

Sipas Haxhinastos, risi do të jetë dhe biletimi elektronik.
“Ky ligj bën klasifikimin e linjave ndërqytetëse, linja kryesore dhe linja ushqyese. Shumë e rëndësishme që të përcaktohet autoriteti dhe afati i miratimit të linjave, sepse sot nuk kemi një mënyrë ose një përqasje të integruar në përcaktimin e linjave. Gjë që ka sjellë miratimin e dyfishtë të linjave dhe itinerareve që ka nevojë sot vendi. Me riorganizimin e ri, kjo do të bëhet në mënyrë integrale dhe sigurisht marzhi i gabimit do të jetë shumë i vogël.

Për terminalet shumë e rëndësishme të kemi bashkëpunimin me pushtetin vendor, aktualisht operojnë 3 terminale në 3 bashkitë. Plani për vitin 2017 është që të kemi edhe 7 të tjera. Që do të kenë parametra dhe standarte më të larta.

Shumë e rëndësishme është çështja e përcaktimit të operatorëve, gjë që do ti sjellë operatorët në shoqëritë bashkiake, duke mos përjashtuar asnjë njeri nga tregu por duke i bërë pjesë të kësaj reforme. Duke u bërë pjesë e kësaj reforme ata operatorë që operojnë si persona fizikë, dhe që kanë pasur edhe problemin para ca kohë të autoveturave 8+1. Që në gjuhën popullore quhen furgona, por që në fakt janë autovetura, të cilat integrohen në këtë plan. Ligji përcakton edhe dispozitat për sistemin e biletimit, duke futur modelin e biletimit elektronik dhe metodoligjinë e tarifaveve si pjesë të tij.
Përsa i takon biletimit elektronik që është një element i sistemeve inteligjente, synojmë të realizojmë nëpërmjet këtyre ndryshimeve si kërkes dhe biletimin në disa itinerare kryesore të transportit, si Tiranë- Durrës,Tiranë- Elbasan, Tiranë-Shkodër”.

Haxhinasto më pas shpjegoi sesi do të përcaktohen terminalet, kualifikimi i shoferëve, licensimi etj.
“Gjithashtu përcaktimin e dispozitave përsa i takon terminaleve. Kjo është pjesë ligjore. Pjesa që do të vijë mbas miratimit të këtij akti, do sjellë një rregullim të sektorit më në thellësi. Ka të bëjë me kërkesat dhe cilësinë e drejtuesve të mjeteve, kualifikimin e tyre, çfarë është një kërkesë e domosdoshme për cilësinë dhe për sigurinë e shërbimit që ata do të ofrojnë. Po kështu aktet e tjera do të përcaktojnë konkretisht, rrjetin e linjave ndërqytetase, që do të përgjysmohet dhe do të ofrojë një performacë shumë herë më të lartë se ai ekziztuesi. Me aktet nënligjore do të ketë të detajuara kriteret e liçensimit, do të ketë të përcaktuar qartë autoritetin e lëshimit të liçensave dhe vlefshmërinë e tyre. Qëllimi është që të dyfishohet periudha e liçensimit, me qëllim që operatorët të kenë edhe mundësinë e rinovimit të flotave, që është shumë e rëndësishme. Do të përcaktohen gjithashtu kriteret dhe standartet e mjeteve që do të përdoren në sistem, aktualisht ka një sistem të flotave tejet të vjetër dhe të amortizuar. Ndërhyrje tjetër do të jetë vetë plani i rinovimit të flotës, duke patur parasysh dhe duke respektuar maksimalisht kapacitetet e operatorëve të ri, tashmë të kërkuar sipas propozimit të ri, dhe mundësinë për rinovimin e flotave, ku është vendosur një kalendar 5 vjeçar. Në gjykimin tonë duke ruajtur marzhet e nevojave të brëndshme është plotësisht i mundshëm. Po kështu dhe përcaktimi specifik i veçorive të terminaleve dhe përcaktimi specifik i vetive teknike, fizike dhe estetike të mjeteve që do të përdoren”.

Për ministrin Haxhinasto kjo reformë do të japë impakte dhe në pastrim të mjedisit dhe riorganizim të këtij sektori.

“Të gjithë këta element sëbashku çojnë në këtë cilësi të re që do të ketë sistemi. Impakti nuk është vetëm te udhëtari, nuk është vetëm tek operatorët, por edhe te qytetarët e tjerë, sepse do të përgjysmohet ndotja e mjedisit vetëm nga ky organizim që i bëjnë sektorit”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: