TIRANE – Gazeta e njohur “The Economist”, ka publikuar një artikull rreth krizës së refugjatëve, në të cilën mund të përfshihet Shqipëria. Sipas gazetës, “qarkullojnë zëra se mafiozët shqiptarë po kërkojnë të blejnë gomone, për të transportuar emigrantët në Itali”.

“Shumë emigrantë në Greqi kanë dëgjuar se Shqipëria është e rrezikshme dhe se nëse nuk plaçkiten apo vriten nga mafia, rrezikojnë disa vjet burg. Muajt e fundit vetëm disa qindra kanë kaluar nga Shqipëria.”- shkruan gazeta.

Prestigjiozja “The Economist” kujton eksodin e shqiptarëve, duke theksuar se fakti që të paktën 1 milion shqiptarë u mikpritën në shtetet fqinje, nuk shërben aspak për të hapur kufirin për emigrantët sirianë që tentojnë t’i shpëtojnë luftës.

Duke përmendur frazën e kryeministrit Rama se Shqipëria nuk do t’i hapë dyert për refugjatët, gazeta shkruan se “fakti që kaq shumë shqiptarë janë mikpritur jashtë vendit, nuk shërben aspak.”

Gazeta britanike përmend dhe dërgimin të policëve shtesë për të ruajtur kufijtë e Shqipërisë, ndërsa thekson edhe premtimin e Italisë për ndihmë në njerëz dhe pajisje, për të ndihmuar në tokë e në det.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: