DURRES- Një i ri algjerian ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kundërshtoi punonjësit e rendit.

Burime nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në Qendrën e Pritjes së shtetasve të Huaj, në Kareç të Maminasit. Fill pas kësaj ai u shoqërua në paraburgim, ku tentoi edhe të vrasë veten. Ndërkohë ai ndodhet në spital.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Mahsim Latrag 19 vjeç, banues në Algjeri. Në Qendrën e Pritjes së shtetasve të Huaj, në Kareç, Maminas, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e e policisë se rendit gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas arrestimit, shtetasi i mësipërm, në dhomat e paraburgimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ka shfaqur çrregullime nervore duke kryer veprime të rrezikshme që cënojnë shëndetin e tij. Nga ana jonë i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar në nenet 236/2 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: