PRISHTINE- Në një kohë kur refuzimi deri tani i vizës për në SHBA është kryefjala e diskutimeve në Kosovë, ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj. Ky i fundit deklaroi se zyra e tij ka aplikuar për vizë, por ambasada amerikane nuk i ka dhënë përgjigje.

“Zyra ime ka aplikuar, janë disa ngjarje në të cilat kam qejf të shkoj. Nuk kam marrë përgjigje. Kur të japin shkoj” ka thënë Haradinaj në një konferencë për media me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin.

Haradinaj është pyetur nëse kjo është një ndëshkim ndaj tij, për shkak të qëndrimit ndaj Gjykatës Speciale, por ai nuk e ka ndërlidhur me këtë. Duke folur për çështjen e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, Haradinaj ka thënë se nëse iniciativa e deputetëve shkon në Kuvend, AAK do të votojë pro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: