TIRANE– Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për gjyqtaren Majlinda Andrea e akuzuar për korrupsion në lidhje me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint. Ndërkaq, është kërkuar marrja në pyetje e 10 dëshmitarëve, mes tyre edhe Admir Thanza dhe Artan Broci, anëtarë të grupit gjykues në çështjen në hetim.

Pas këtij vendimi, trupi gjykues është tërhequr për të marrë një tjetër vendim lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë për Ilia Çabirin.

Pas denoncimit të rastit, Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare.

Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, kërkonte njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Sipas dosjes së çështjes, vendimi që shkoi në favor të palës që pagoi shumën në fjalë dhe është marrë më 12 korrik 2016, një ditë pasi u morën paratë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: