GREQI– Qendra Greke për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve ka njoftuar se është regjistruar rasti i parë i Hepatitis A te refugjatët që për momentin qëndrojnë në kampin Idomeni, në kufirin Maqedoni–Greqi.

Hepatitis A është gjetur te një vajzë siriane 9-vjeçare, e cila është dërguar në shërim të mëtejshëm në Selanik, ku thuhet se gjendja e saj është stabile.

Rasti i 9 vjeçares ka bërë që Qendra të nisë një fushatë informimi për higjienë, dezinfektim tualetesh dhe përdorimi i ujit të pastër për pije. Në Idomeni vazhdojnë të qëndrojnë refugjatë të cilët kanë mbetur aty pas mbylljes së kufirit nga Maqedonia, bashkë me vendet e tjera ballkanike, të cilët kanë vendosur kufizime në pranimin e tyre.

Edhe Bullgaria ka dërguar ndihma humanitare në kampin Idomeni, ndërkaq trafikantët i marrin refugjatët dhe i sjellin deri në fshatrat përreth kufirit, ku i gënjejnë kinse i kanë dërguar në Serbi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: