TIRANE- Drejtori për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme gjermane, Ernst Reichel deklaroi se përfshirja e ndërkombëtarëve në ‘Veting’ është me rëndësi për qytetarët, ndërsa opozita sipas tij po gjen çdo mjet që mos të pranojë reformën në drejtësi. Sipas tij, kjo shërben si garanci, ndërsa theksoi se këtë mendon edhe populli shqiptar.

Nga ana tjetër Reichel tha se nëse nuk miratohet reforma në drejtësi nuk mund të hamendësoj çdo ndodhë.

“Po ndjekim zhvillimet për reformën në drejtësi. Njerëzit e varfër duhet të gjejnë drejtësi. Një drejtësi funksionale do nxisë investitorët. Si për SHBA e Gjermaninë kjo luan një rol kyç. 91% e shqiptarëve i kanë thënë ‘po’ reformës në drejtësi. Sa herë opozita gjen pretekst për reformën. Duket se opozita po gjen çdo mjet të mos pranojë reformën. Shqipëria hapa pas nëse reforma nuk miratohet. Mos prisni zgjedhjet, reforma duhet bërë sot.”, tha Reichel.

Ai shtoi më tej se: “Përfshirja e ndërkombëtarëve në këtë proces do të garantonte mirë këtë proces. Reforma duhet të votohet dhe nuk duhet të pritet deri në zgjedhje. Shqipëria do të ketë hapa pas nëse reforma nuk miratohet. Do të ishte një hap pas dhe Shqipëria do të humbiste një shans të madh për tu integruar. Në progres-raport nuk shikojmë vetëm aspektin që bëhen ligjet, por edhe që implementohen.”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: