Me 518 838 drita, kjo pemë e Vitit të Ri ka thyer një rekord botëror. Pema, e cila ndodhet në Canberra, Australi është dekoruar nga një avokat.
David Richards hyri kështu në librin e rekordeve, Guinness sepse e dekoroi pemën me 518 838, duke thyer rekordin që mbante Universal Studios Japan me 374.280 drita.
Pema është e gjatë 22 metra dhe është e prej çeliku. Paratë që do të mblidhen nga kjo pemë madhështore do të shërbejnë për të mbledhur fonde për kërkimet e vdekjeve të papritura të të porsalindurve.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb