Dy vëllezër akrobatë nga Vietnami kanë thyer rekordin botëror Guinness. Vëllai i madh Giang ka mbajtur mbi kokë vëllain e tij të vogël, i cili qëndronte në vertikale me kokë duke ngjitur 90 shkallë të Katedrales së Girona në Spanjë për 52 sekonda.

Ai ka ecur me hapa të ngadaltë, ndërsa më pas e ka shpejtuar hapin duke vendosur në këtë mënyrë rekord të ri botëror.

Rekordi i parë mbahej nga një kinez në vitin 2014, i cili kishte ngjitur 25 shkallë duke mbajtur një njeri tjetër sipër kokës.
https://www.youtube.com/watch?v=zIImwU0oFmA
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: