Është publikuar renditja e FIFA-s për muajin nëntor ku Shqipëria ka përmirësim të ndjeshëm. Kombëtarja kuqezi është ngritur me 9 vende. Për muajin e kaluar, Shqipëria ndodhej në vendin 71-të kurse tashmë
djemtë e trajnerit, Cristian Panucci, ndodhen në vendin 62 me 553 pikë të tubuara.

Në këtë renditje, Shqipëria ka lënë pas dy ekipe pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Rusi 2018”, Arabinë Saudite e cila renditet e 63-ta dhe organizatoren e Botërorit, Rusinë, e cila ndodhet në vendin e 65-të.

Në anën tjetër edhe Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka bërë ngritje të madhe në renditjen e FIFA-s.
Kosova ndodhet në vendin 174 me 97 pikë, në renditjen e publikuar sot nga FIFA.

Për muajin e kaluar, Kosova ndodhej në pozitën 183, duke përparuar për nëntë vende. Kosova lë prapa shtete si Malajzia dhe Lihtenshtajni.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb