Ish-futbollisti i Juventusit dhe kombëtares italiane, Alessandro Del Piero, në një intervistë ka deklaruar se shkaku i rënies së futbollit italian në arenën ndërkombëtare është skandali i trukimeve. Del Piero drejton gishtin nga ‘calciopoli’ për të treguar se klubet nuk po arrijnë të marrin veten dhe Kombëtarja e “të kaltërve” është në minimumin e saj historik për faj të skandalit në vitin 2006.

“Calciopoli ishte si një bombë atomike dhe futbolli ynë u shkatërrua prej asaj. Këtu nuk i referohem vetëm Juventusit. Nga ai moment, kampionët e mëdhenj shkuan të luanin jashtë Serie A dhe turnetë e tjerë rivalë me Italinë u rritën ndjeshëm”, tha ish-sulmuesi i Juventusit.

“Premier League shpërtheu falë zotësisë së drejtuesve për të menaxhuar dhe shitur markën dhe në maksimalizimin e fitimeve nga e drejta televizive. Reali e Barcelona ecën me të njëjtin ritëm me politikat e tyre, ndërsa Gjermania kompletoi një rrugëtim që kishte nisur në vitin kur i ishte caktuar organizimi i Botërorit. Madje edhe në Francë mbërritën investitorë të huaj të fuqishëm, ndërsa Italia ra në nivel”, tha Del Piero.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb