Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ajo po vazhdon me sukses të sjell këngë të reja dhe të mbajë koncerte anembanë globit. Së fundi ajo argëtoi publikun shqiptar të Tiranës ndërsa sot do të performojë para fansave italian.

E nga kjo e fundit ka ardhur edhe një këngë e re, e cila i dedikohet këngëtares sonë shqiptare.
Reperi Richario ka publikuar këngën më të re që i kushtohet asaj dhe është titulluar sipas emrit të saj – “Rita Ora”. Madje, ‘Rita Ora’ konsiderohet edhe si një ndër këngët me përmbajtje ‘të nxehta’.

Ndërkohë, këngëtarja e “Girls”, sonte pritet të jetë e pranishme para fansave të qytetit të Veronës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: