Reperi i njohur Ledri Vula dhe Lumi B kanë publikuar të dielën bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën dhe kripin “Krejt shokt e mi”.

Nuk u deshën as 24 orë që kjo këngë të bjerë menjëherë në veshin e dëgjuesve dhe të shpërndahet gjithandej.

Edhe klikimet e marra nuk kanë qenë të pakta. Në më pak se 12 orë, shifrat e klikimeve në YouTube për këngën “Krejt shokt e mi”, kanë qenë mbi 230 mijë.

Por, duket se suksesi i madh i kësaj kënge po pasohet nga zilia. Kjo pasi reperi Ledri Vula sot është shtruar në spital duke marrë trajtim mjekësor, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Ai ka publikuar në rrjetin social SnapChat një fotografi, ku shfaqet duke marr një serum në dorën e tij, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë shkruan “Per mësysh e kena” (syri i keq).
Ledri ne spital

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me reperin që është sëmurur por sigurisht jo nga zilia e kolegëve.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: