TIRANE – Arkimed Lusha ose i njohur nga të gjithë me nofkën Stresi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin Pop culture.

Pyetjes së gazetares se si i ka shkruar mendja që ta thërrasin Stresi, reperi shqiptar tregon dhe origjinën e nofkës së tij. Ai ka treguar se Stresi i ka mbetur prej nënës së tij.

“Ka shumë që më thërrasin Arkimed por shumica më thonë Stresi. Stresi e kam nga njeriu më i dashur që është nëna, ajo ma ka ngjitur. Kur isha adoleshentë, isha i prapë dhe për nënën ashtu kam qenë gjithmonë “stres”.

Që në kopsht kam qenë një stres. Kur hyra në muzikë thashë pse jo të mbaja nofkën Stresi sepse nuk e ka njeri”- thotë këngëtari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb