SHBA- Reperi i shumëpërfolur amerikan Chris Brown është sërish në qendër të një hetimi të ri penal. Por kësaj here, 25-vjeçari Brown është viktimë e një vjedhjeje.

Sipas mediave amerikane, Brown ka bërë denoncim pasi atij i është keqpërdorur identiteti, pasi karta e tij e identitetit (ID) është vjedhur dhe është shitur për 10 mijë dollarë. Pas kësaj karta me gjeneralitetet e Brown është përdorur për të kryer vepra penale. Ndërkohë pas disa hetimeve, policia ka mundur të ndalojë personat që kanë kryer këtë akt ndërsa këngëtarit i është kthyer identiteti i tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: