TIRANE- ‘21 janari’ është bërë objekt debati mes komentuesve dhe kryeministrit Edi Rama në rrjetin e tij social ‘Facebook’. Teksa Rama kishte publikuar një video nga momenti i takimit me familjarët e viktimave të protestës së ‘21 Janarit’, ngjarje e ndodhur 6 vite më parë, ai është ‘përplasur’ me qytetarët, ndërsa debati ka marrë ngjyrime fetare, duke përmendur kështu Biblën dhe Kuranin, raporton ‘BalkanWeb’.

Në momentin kur një prej komentuesve i drejtohet kryeministrit se nuk e kishte lexuar Biblën, Rama i jep një ‘këshillë’ provokuese qytetarit: “E** M** gabim! Unë s’jam musliman po kam lexuar edhe Kuranin, ndërsa ti me siguri as Kuranin nuk e ke lexuar sepse po ta kishe lexuar do e kuptoje kollaj edhe Biblën”.
rama komenti
KOMENTET
Komentuesi 1:
Aty ku ka vepra te kryera nuk ka vend per fjal, aty ku ka fjal sigurisht qe veprat kane ngele ne syrtar.

Edi Rama: Se paskemi edhe nje emer ne te dy, po nuk e di a e ke lexuar edhe ti sic e kam lexuar une Biblen qe fillon me fjaline: E para ishte Fjala. Pastaj vazhdon: Fjala ishte Zoti, Zoti ishte Fjala…

Komentuesi 1:  Jo nuk e kam lexuar. Sepse jam mysliman.

Edi Rama: E** M** gabim! Une s’jam musliman po kam lexuar edhe Kuranin, ndersa ti me siguri as Kuranin nuk e ke lexuar sepse po ta kishe lexuar do e kuptoje kollaj edhe Biblen

Komentuesi 2: ehhaa

Komentuesi 1: Te ironizosh e ke me te thjesht se sa te pergjigjesh me nje pergjigje qe te ka hije si KRYEMINSTER.

Komentuesi 3:  Pergjigjja ishte artistike..aty ska ironi pasi ajo ejotja muareni nuk ishte as pyetje..po thennje por ishte esakt per rastin

Komentuesi 4: Beni shume fjale por vepra shume pak.jo vetem ju per te gjithe qe vini

Edi Rama:  Mvaret se si i numeron ti veprat sepse sa per mua, patjeter duhet edhe shume me teper, po kemi bere reforma e pune qe s’jane bere ne 25 vjet, vetem se duhen sy per te pare, veshe per te degjuar dhe vemendje per te kuptuar!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb