TIRANE- Kryeministri Edi Rama është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ndërsa në shumë raste nuk nguron që t’u kthejë përgjigje komentuesve. Ditën e sotme, pas një statusi që Rama publikoi në ‘Facebook’ lidhur me sektorin e energjetikës, nisën dhe replikat nga komentuesit. I tillë ishte dhe komenti i një qytetari, i cili vinte në pikëpyetjen shtetin që kreu i qeverisë po ndërtonte, duke i kujtuar se vetëm 20 km nga Tirana ndodhej një fshat 6 vjet pa drita.

rama komentuesi
“Ca shteti do bosh ti mer jahu ke nji fshat 20 km larg tr ka 6 vjet pa drita shko shif njihere si jetojne dhe me kthe përgjigje”, – ka shkruajtur komentuesi.

I menjëhershme ka qenë reagimi i Ramës, i cili i është ‘bindur’ edhe kërkesës së komentuesit për t’i kthyer përgjigje: “Nuk e di për cilin fshat e ke fjalën ti Shpëtim se ka pasur shume të tillë para 3 vjetësh, po sidoqofte ma co emrin e fshatit qe ta ndjek! Respekte”.
Rama komenti (ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: