Një përplasje aspak e këndshme ka ndodhur sot në seancën plenare mes deputetes socialiste, pjesë e grupit të deputetëve ‘rebelë’, Mimoza Hafizi dhe kryeministrit Edi Rama, që i ka kaluar disi kufijtë e replikës së thjeshtë.

Deputetja Hafizi gjatë fjalës së saj u shpreh se është vështirë ta kuptosh kryeministrin. Sipas saj, fjala e kreut të ekzekutivit ka shumë kontradikta duke u bazuar tek fjalimi i Ramës në seancë.

“Në 2013 janë ricikluar 10%, ndërsa vitin e shkuar 17% domethënë riciklimi është rritur me dyfishim. Pra në 2013, kur ky biznes punonte me 10% kapacitet ne e hoqëm ligjin dhe mirë bëmë, ndërsa tani që e kemi dyfishuar punën e këtyre bizneseve e risjellim ligjin. A ka njeri që e kupton këtë?”, tha Hafizi.

Por Rama i ka thënë deputetes së tij se ‘nuk je njeri’ që nuk arrin ta kuptojë.
“Ti pyete a ka njeri që e kupton këtë, po ti nuk je njeri atëherë. Këtë e kuptojnë njerëzit, po ajo nuk është njeri. Që të ndjehesh si gjithë njerëzit më dëgjo. Së pari unë thashë që në 2013 ishte ca më shumë se 10%, pasi nuk ka pasur asnjëherë matje statistikore si e kemi pasur ne dhe tani është 17%, do të thotë se këto biznese janë stërmunduar, por tani janë duke falimentuar”, tha Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: