TIRANË- Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe me një status në “Facebook”, ka ironizuar deputetin Ben Blushin dhe partinë e re që ai pritet të krijojë, por gazetari Bardhi Qyku i del kundër duke u shprehur se Blushi është ndër zërat e vetëm të arsyeshëm në politikën shqiptare ndërsa deputetët e tjerë të PS-së i quan të diskretituar.

Kaq ka mjaftuar që Braçe të rebelohet. Ai e quan gazetarin “qyq” dhe shkon deri aty sa i përmend edhe rrogën e pa marrë sipas tij, nga punëdhënësi, botuesi i gazetës “Shekulli”, Koço Kokëdhima, ish-deputeti socialist.

STATUSI I BRAÇES
Po lexoj se dikush, po bën një Parti ku do ketë zgjedhje, por kryetar do jetë Ai!

brace

REPLIKAT NË FACEBOOK
Bardhi Quku: Nëse do të jetë antisistem, aq më mirë. Blushi të paktën është i vetmi i zë arsyeshëm në politikën shqiptare (nëse nuk është investim artificial i PS-së) sepse ju të tjerët jeni të gjithë të diskredituar dhe të pabesueshëm. Me rilindjen tuaj e keni humbur besimin e shqiptarëve!
Erjon Braçe: Me ke e ke ti or qyq? Kujt i tregon diskretitimin ti? Po kush je ti që fliske dhe në emër të shqiptarëve?
Bardhi Quku: Flet ekonomia, reformat tuaja dhe shqiptarët që ikin dhe duan të ikin çdo ditë! Kaq! E thjeshtë fare!
Erjon Braçe: Kush ta mesoi këtë apo Koço Kokëdhima?!
Bardhi Quku: Ma tregon realiteti që shoh çdo ditë! Koço është pjesë e sistemit tuaj!
Erjon Braçe: Koço është pagatori yt ose më mirë me thënë mospagatori yt!! Të tjerat as që i gjykon dot ti, s’ke as lidhje me ato që shkruan, nuk kupton.
Bardhi Quku: S’kam asnjë lidhje, as me Koçon, as me ndonjë tjetër që mund të përfytyrojë imagjinata juaj! Unë flas për fenomenin ju më tregoni Koçon! Thjesht flas për atë që shoh, dhe nuk më detyron kush të mendoj sipas kutit të tij politik, kur realiteti flet ndryshe!

 

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: