NGA: ARMIR MEHAJ
PUKE- Fierza, skaji më verior i rajonit të Pukës, tashmë nën juridiksionin e bashkisë së re të Fushë Arrëzit nuk është një zonë e panjohur për shqiptarët, pasi pjesë e këtij fshati është prodhuesi më i madh energjetik shqiptar, Hidrocentrali i Fierzës, i cili për vetë rëndësinë e tij tërheq vëmendjen e shqiptarëve në mediat vendase e më gjerë. Por sot, Fierza fshati i hidrocentralit është një paradoks në mesin e resurseve natyrore dhe varfërisë së banorëve, të cilët vuajnë për kushtet minimale të jetës. Udhëtimi ynë prej 100 kilometër drejt zonës së thellë malore na njeh vetë me hallet e banorëve të mbetur atje teksa në përpjekje për të mbërritur në fshat mjeti ynë mbetet mes rrugës zhytur mes prurjeve të lumenjve gjatë këtyre ditëve me reshje.

Janë banorët e zonës të cilët të mësuar me situate të tilla na vijnë në ndihmë për të vijuar rrugën më tej drejt qendrës së fshatit. Fierzakët, malësor fisnik të mësuar mes hallesh dhe lënë në harresë na tregojnë se këto dite kur dimri ka trokitur problem më i madh i tyre është shkolla, objekti i të cilës po rrezikon jetët e fëmijëve të tyre. Objekti arsimor është shkatërruar i gjithi, ndërsa nxënës, mësues e prindër jetojnë mes frikës e ankthit se një ditë mund të ndodh më e keqja. Me tej banorët na tregojnë për Qendrën Shëndetësore, një prej problemeve më të mëdha në zonë. Shteti thonë se paguan një mjek e disa infermiere, por shërbim shëndetësore në zonë nuk ka, pa le te behet fjale për kontrollin e përgjithshëm mjekësore njohur ndryshe si Check Up-i

Fierza e hidrocentralit që i jep energji gjithë Shqipërisë vetë duket se lëngon në të gjithë anët, teksa shteti që aq shumë merr prej saj nuk ofron asgjë, duke sjell shpresën e humbur të banorëve të kësaj ane, mes skamjes varfërisë dhe mungesës së çdo gjëje. Ajo çfarë duket akoma më e pabesueshme është gjendja e furnizimit me energji të kësaj zone. Linjat elektrike te Fierzës të kthejnë shumë herët në kohë teksa janë të vendosura mbi hunj, pemë e pyje, jashtë çdo kushti teknik.

Banoret e Fierzes kërkojnë Rruge automobilistike, kërkojnë drite se prodhojnë vete dritë, kërkojnë mjek se po u sëmuren s’kanë ku te mjekohen. Madje ata kërkojnë shkollë që fëmijët të mos u ngelen analfabete, e mbi te gjitha kërkojnë përkrahjen e shtetit për të siguruar shërbimet bazë si çdo banorë tjetër i Shqipërisë.

Janë këta banorë që në pamundësi të largohen diku tjetër siç kanë bërë shumë bashkëfshatar të tyre sot janë të detyruar të jetojnë nën sundimin e dënesës, pjellë e harresës së vetë Shtetit. Fierza nuk ofron as minimumin e asaj çfarë duhet të ofronte edhe pse këta banorë dhuruan tokat e tyre për hidrocentralin, nga i cili sot nuk përfitojnë as më minimalen, energjinë e rregullt. Ferza e banorët e saj janë pjesë e Shqipërisë edhe pse drejtuesit e saj kurrë nuk kane ofruar asgjë për ta, pavarësisht asaj çfarë çdo çast marrin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: