Ai ishte një personazh i panjohur. Nuk ishte VIP, nuk ishte politikan, nuk ishte një këngëtar…Ishte një kamionist, që punonte nga mëngjesi deri në darkë për t’i siguruar familjes një jetë më të mirë. Këtë e tregojnë miqtë e Edmond Bocit, 48-vjeçarit që humbi jetën dje në një aksident në Itali. Janë dhjetëra mesazhe që shprehin ngushëllime për humbjen e tij.

Kolegë e të njohur që solidarizohen me familjen dhe shkruajnë se ky është rreziku i kësaj pune, shkruan “BalkanWeb”. Njëri prej tyre, një shtetas gjerman, vend ku 48-vjeçari ishte rezident, shkruan se Edmondi e donte punën si askush tjetër dhe se kujdesej për familjen e tij. Të tjerë shkruajnë se vdekja është çmimi i kësaj pune dhe bëjnë apel për kolegë të tjerë që kur të ndihen të lodhur të ndalojnë dhe pushojnë,

“Sot 14.11.2017 është një ditë që kurrë nuk do ta harroj në jetë. Një mik shumë i mirë dhe kolegu Edmond Boçi na ka lënë fatkeqësisht sot, ai e donte punën e tij si një shofer profesionist si askush tjetër, por për fat të keq ai e mori këtë pasion me vete. I uroj familjes, miqve dhe të dashurve shumë fuqi në këto kohë të vështira. I nderuar Edmond ajo që keni dhënë në jetë, është e gjitha falë jush.
Ju jeni kujdesur për të dashurit tuaj, që nga fillimi deri në fund të ditës. Ju ishit kaq i përulur në jetë, vetëm detyrën dhe punën njihnit, dhe me gjithçka keni qenë gjithmonë të kënaqur…Pra, pusho në qetësi!”

“Njerëz ky është rreziku i profesionit tonë dhe për shumë njerëz ne jemi vetëm disa njerëz që prishim punë, që udhëtojmë me 70 km në orë, që ecim ngadalë në malore etj. etj. Por, këta njerëz nuk kuptojnë që pa ne nuk do të kishin asgjë, më pas ndodhin këto fatkeqësi dhe askush nuk thotë asgjë! Udhëtim të mbarë koleg. R.I.P. dhe na drejto nga atje lart”.

shoku i te aksidentuarit

mesazhet e miqve per kamionistin

mesazhet e miqve per kamionistin 2

rip koleg

rip koleg 2

rip koleg 3

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb