GJIROKASTER– Reshje të dendura shiu janë shënuar gjatë orëve të pasdites së sotme në Gjirokastër. Sipas burimeve zyrtare pranë prefekturës së Gjirokastrës, po monitorohet nga firma kontraktuese aksi Gjirokastër-Tepelenë, më konkretisht vendi i quajtur “Shkalla e zezë” për shkak të rënies së masivëve të dherave.

gjirokster shirat permbyeten

Gjithashtu edhe në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të varrezave publike po mbahet nën vëzhgim “Përroi i Gjokanës”, i cili ka prurje të shumta, por për momentin nuk ka vërshuar në rrugë.
fs
Të tjerë përrenj malorë, ashtu si edhe liqeni i Viroit janë në monitorim edhe nga Bashkia e qytetit të Gjirokastrës, e cila ka angazhuar strukturat e saj për të menaxhuar situatat që mund të krijohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: