Restoranti Osteria Francescana e shefit italian Massimo Bottura, për herë të dytë, është kurorëzuar me çmimin restoranti më i mirë në botë. Restoranti në Modena, që e kishte marrë këtë çmim edhe në The World’s 50 Best në 2016, ka mundur fituesin e vitit të kaluar, Eleven Madison Park të New York.
“Eshtë e pabesueshme, është diçka që e kemi ndërtuar të gjithë bashkë”, ka thënë Bottura në ceremoninë e dhënies së çmimit, që është zhvilluar në Bilboa të Spanjës.
Organizatorët e listës së 50 restoranteve më të mirë në botë kanë pranuar që çmimi është një testament për të vazhduar impenjimin e Bottura në promovimin e Osteria Francescana.
Restoranti i Modana servir kuzhinën kontenporane të Bottura, duke sfiduar dhe ribërë kuzhinën tradicionale italiane dhe përdor të gjitha produktet e zonës Emilia Romagna.

Ja lista me dhjetë restorantet më të mirë
1. Italia, Modena, Osteria Francescana, Massimo Bottura
2. Spanjë, Girona, El Celler De Can Roca
3. Francë, Mentone, Mirazur – Mauro Colagreco
4 USA, New York, Eleven Madison – Restoranti më i mirë i Amerikës së Veriut
5 Tailandë, Bangkok, Gaggan –Restiranti më i mirë I Azisë
6 Peru, Lima, Central – Restoranti më I mirë I Amerikës së Jugut
7 Peru, Lima, Maido
8 Francë, Parigi, Arpège
9 Spanjë, San Sebastian, Mugaritz
10 Spanjë, Axpe, Axador Extebarri
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3088832_4_image

C_2_fotogallery_3088832_5_image

C_2_fotogallery_3088832_6_image

C_2_fotogallery_3088832_0_image

C_2_fotogallery_3088832_1_image

C_2_fotogallery_3088832_2_image

C_2_fotogallery_3088832_3_image

C_2_fotogallery_3088832_8_image

C_2_fotogallery_3088832_7_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb