Revista franceze “France Football” ka zbuluar një dëshirë të hershme të yllit portugez Kristiano Ronaldo. Në vitin 2012, Ronaldo i ka nisur një sms shokut të tij, ku i shkruante se dëshironte të shkonte te PSG, pasi te Reali nuk po ndihej i vlerësuar. Mesazhet janë publikuar vetëm 1 ditë para supersfidës mes PSG dhe Real dhe kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga tifozët madrilen.

“Dua të shkoj në Paris, pasi ata do të më duan shumë. Francezët do të jenë të lumtur që po luaj në kampionatin e tyre, dhe mediat do të më ndihmojnë të fitoj “Topin e Artë”, i shkruante Ronaldo shokut të tij, në vitin 2012./PanoramaSport
(BalkanWeb)