TIRANE – Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka shprehur dashurinë e madhe për bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën nëpërmjet një statusi në Instagram.

Ajo shpesh i bën dedikime dashurisë së saj me fjalë të ndjera dhe prekëse, ndonëse nipi i diktatorit Enver Hoxha vuan dënimin në burg, si pjesë e grupit të kokainës “Xibraka”.

Mes reshtave këngëtarja shkruan, se do të jenë së bashku në çdo të mirë dhe në çdo të keqe.

“Mjafton të shoh sytë e tij për të kuptuar se jam femra më me fat në botë, mjafton të shoh sytë e saj për të të falenderuar në këtë botë e në tjetrën që më dhurove këtë bekim. Zoti më ka dashur shumë që të solli tek unë, dhe të premtoj se do jem aty për ty në çdo të mirë e në të keqe, për të kapërcyer bashkë çdo gjë”,-ka shkruar Rezarta.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb