TIRANE– Kuvendi ka miratuar sot shkarkimin e zëvendëkryeministrit dhe të 6 ministrave dhe zëvendësimin e tyre me teknicienë, të propozuar nga Partia Demokratike, në zbatim të marrëveshjes së arritur më 18 maj, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kështu Kuvendi shkarkoi Niko Peleshin nga posti i zv/ Kryeministrit me 106 vota pro dhe emëroi zv/Kryeministre Ledina Mandia me 119 vota pro.

Po ashtu janë votuar edhe ndryshimet në Kodin sa i përket reformës zgjedhore me 125 vota pro.

SHKARKIMET

1- Shkarkimi i zv.kryeministrit Niko Peleshi– me 106 vota pro dhe 3 abstenime.
2- Shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj – 104 pro, 5 kundër, 6 abstenime
3- Shkarkimi i ministrit të Financave, Arben Ahmetaj – 107 pro, 3 kundër, 5 abstenime
4- Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili – 102 pro, 10 kundër, 6 abstenim
5- Shkarkimi i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla – 109 pro, 1 kundër, 4 abstenime
6- Shkarkimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu – 114 pro, 4 kundër, 3 abstenime
7- Shkarkimi i ministres së Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka – 113 pro, 2 kundër, 2 abstenime

EMËRIMET 
1- Zv/kryeministre Ledina Mandia – 119 vota pro dhe 2 kundër
2- Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj – 107 pro, 4 kundër, 7 abstenime
3- Ministër i Financave, Helga Vukaj – 116 pro, 2 kundër, 3 abstenime
4- Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi – 106 pro, 3 kundër, 5 abstenim
5- Ministre e Arsimit, Mirela Karabino – 111 pro, 3 kundër, 3 abstenime
6- Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj – 118 pro, 3 kundër, 4 abstenime
7- Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha – 118 pro, 3 kundër, 2 abstenime

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb