KOSOVË- Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar zgjedhjet për balotazh në 19 komuna të Kosovës. Bazuar në rezultatet paraprake (jo përfundimtare) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të publikuara në faqen zyrtare, këta janë kryetarët e rinj në 38 komunat e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e para dhe ato të sotme (në balotazh):

Prishtinë: Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje

Gjakovë: Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Gjilan: Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Mitrovicë e Jugut: Agim Bahtiri, Aleanca Kosova e Re

Prizren: Mytahir Haskukaj, Lëvizja Vetëvendosje

Ferizaj: Agim Aliu, Partia Demokratike e Kosovës

Istog: Haki Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës

Obiliq: Xhafer Gashi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Podujevë: Agim Veliu, Lidhja Demokratike e Kosovës

Klinë: Zenun Elezaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Kaçanik: Besim Ilazi, Partia Demokratike e Kosovës

Kamenicë: Qëndron Kastarati, Lëvizja Vetëvendosje

Rahovec: Smajl Latifi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Shtime: Naim Ismajli, Partia Demokratike e Kosovës

Suharekë: Bali Muharremaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Vushtrri: Xhafer Tahiri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Malishevë: Ragip Begaj, Nisma për Kosovën

Dragash: Shaban Shabani, Partia Demokratike e Kosovës

Kllokot: Strahinja Spasiq, Lista Serbe

Partesh: rivotim – Dragan Petkoviq, Lista Serbe

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së pa balotazh, garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:

Pejë: Gazmend Muhaxhiri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Deçan: Bashkim Ramosaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Fushë Kosovë: Burim Berisha, Lidhja Demokratike e Kosovës

Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur

Drenas: Ramiz Lladrovci, Partia Demokratike e Kosovës

Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur

Mitrovica e Veriut: Goran Rakiç nga Lista Serbe

Leposaviç: Zoran Todiç nga Lista Serbe

Lipjan: Imri Ahmeti, Lidhja Demokratike e Kosovës

Novobërdë: Svetislav Ivanoçiç, Lista Serbe

Shtërpcë: Bratislav Nikoliç, Lista Serbe

Viti: Sokol Haliti, Lidhja Demokratike e Kosovës

Zubin Potok: Stevan Vuloviç, Lista Serbe

Zveçan : Vuçina Jankoviç, Lista Serbe

Junik: Agron Kuqi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Mamushë: Abdulhadi Krasniç, Partia Demokratike Turke e Kosovës

Graçanicë: Srdjan Popoviç, Lista Serbe

Ranilug: Vladica Aritonoviç, Lista Serbe
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb