Laçi ka shpërfytyruar në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë skuadrën e Sopotit duke e mundur me rezultatin 0-12. Bardhezinjte e Stavri Nicës janë treguar të pamëshirshëm ndaj librazhdasve duke mos reshtur së shënuari.

Pjesa e pare e takimit të luajtur në në një prej fushave të Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamzë përfundoi 0-3, ndërsa në të dytën miqtë realizuan edhe 9-të herë të tjera. Në sfidën e sotme ka debutuar edhe sulmuesi kongolez Idris Mbombo i ardhur ne formë huazimi nga Al Shabab, i cili realizoi dopietë.

Padyshim më i miri ishte sulmuesi i afruar nga Shkëndija e Tiranës, Redon Xhixha, i cili realizoi 5 nga 12 golat. Ndeshja e kthimit do të luhet pas 1 jave ne stadiumin e Laçit.

Megjithëse pritej një fitore e Laçit, të tilla shifra kanë habitur jo pak tifozët.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb