TIRANË-Pas rezultateve paraprake të referendumit ku Kryeministri Edi Rama u konfirmua si kryetar i Partisë Socialiste, simpatizantët e kësaj force politike janë mbledhur pranë selisë së PS për të festuar. Simpatizantët kanë festuar me flamuj, brohoritje dhe fishekzjarre konfirmimin e Ramës si kryetar të PS.

Me referendumin e sotëm, rreth 81 mijë anëtarë të PS-së i dhanë fund debateve të brendshme në parti për legjitimitetin e mandatit të kryetarit, ku shumica e të cilëve votuan pro, duke konfirmuar mandatin e Ramës

Në një reagim në faqen e tij në “Facebook”, Rama theksoi se “referendumi i sotëm mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb