SHBA- Shumë media amerikane kanë raportuar se i gjithë grupi muzikor “Spice Girls” do të bashkohet në 2016 për përvjetorin e 20-ë, por zëdhënësi i Victoria Beckham ka thënë se ajo nuk do të bashkohet me “Spice Girls” tani apo në të ardhmen.

Zëdhënësi i saj ka theksuar se Beckham, “ka shumë respekt për kohën fantastike që ato kishin së bashku në të kaluarën, por fokusi i saj tani është te familja e vetë dhe biznesi i modës”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: