Ricardo Kaka ka vizituar Casa Milan këtë paradite dhe çfarë vizite që ishte. Braziliani 35-vjeçar i cili i dha fund aventurës me Orlando-n është mirëpritur nga një numër i madh tifozësh të etur për ta parë sërish idhullin e tyre.

Ai filloi vizitën duke parë muzeun e ri të Milan i shoqëruar nga babai i tij, Bosco Leite, dhe sot në mbrëmje do të jetë në San Siro për të parë nga afër skuadrën kur të luajë me Austria Wien.

“Është diçka e veçantë të rikthehesh pas tre viteve. Milan ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time pasi kam rënë në dashuri me këtë klub dhe marrëdhënia jonë është e mrekullueshme,” shprehet fantazisti.

“Nuk kam vendosur nëse do të var këpucët në gozhdë apo jo, jam duke marrë kohën time për të vendosur përfundimisht.

Tifozët Kuqezi shpresojnë të shohin Kaka në rolin e drejtuesit të klubit në të ardhmen e afërt./telesport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb