Topat e luftës që i përkasin periudhës otomane, janë riekspozuar në aneksin anësor të Kështjellës së Gjirokastrës me një formë tjetër dekorative.

Atyre u janë përshtatur shtretër të drunjtë dhe janë rikalcifikuar duke u dhënë një pamje tjetër krejt ndryshe nga ajo e para disa kohëve më parë.

Investimi kap vlerën e gati 800 mijë lekëve prej një fondi të dhënë nga Korpusi Amerikan i Paqes, Organizata Kulturore pa Kufij, si dhe Ministria e Kulturës.
20139908_1933231113616952_556074287213518604_n-272x200

Për kreun e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër, Albert Kasi, rehabilitimi i kësaj hapësire në brendësi të kështjellës, erdhi si domosdoshmëri për të riintegruar trofetë e periudhës otomane dhe prezantimin e tyre në një formë dinjitoze në shërbim të turizmit.

“Ideja ka qenë për riorganizimin e kësaj hapësire të blertë dhe riekspozimin e topave të periudhës otomane në një situatë estetike shumë më të këndshme dhe siç shikoni kjo është një vlerë e shtuar e trashëgimisë kulturore dhe një vlerë e shtuar e një nga monumenteve më kryesore që ka Gjirokastra siç është kalaja e saj”, shprehet Albert Kasi, Drejtor i DRKK Gjirokastër.
top

Kështjella e Gjirokastrës, është objekti më i vizitueshëm nga turistët vendas apo të huaj ndërkohë që DRKK Gjirokastër, ka mundur përmes disa projekteve të vogla, të rikuperojë ato pjesë të dukshme dhe të prekshme nga vizitorët.

I tillë është edhe aneksi në të majtë të korridorit hyrës në kështjellë i cili më parë, ka qenë territor i lënë pas dore, ndërsa prej pak ditësh është shndërruar në një zonë të vizitueshme.

Rinovimi i një pjese të Kalasë, ku është ekspozuar një koleksion i Topave të periudhës së Ali Pashës nga shekulli XIX, ishte projekti më i fundit që u financuar nga USAID dhe që u zbatua nga vullnetarja e Korpusit të Paqes Corps Nicole Martin, organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufi dhe Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës.
20264806_1935174846755912_8737313405916655765_n-300x200

Topat janë një dhuratë nga Gjenerali britanik Williams britanik për sunduesin shqiptar të kohës Ali Pashë Tepelena. Tani ata janë vendosur ne shtretër të rinj prej druri. Zona rreth Topave është e mbjellë me bar dhe lule.

U ndërtuan një numër rrugicash përreth Topave të ekspozuar, të shtruara me zhavorr për të lejuar vizitorët të ecin përreth, duke shijuar vendin e topave dhe pamjet piktoreske të qytetit të vjetër që është duket nga kjo tarracë. Sistemi i dritave që u instalua si pjesë e projektit i ndriçon topat gjatë mbrëmjes duke theksuar bukurinë e pjesës së sapo restauruar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb